Kosova prodhon, finalizon dhe fiton! Tetori i mjaltit mbaroi, tani nëntori i zjarrtë por potenciali po shpaloset (VIDEO)

15 Tetor 2024
22:54
Telesport
back button

Kosova e ka kompletuar këtë tetor “mjalti” me dy fitore nga dy ndeshje, duke mposhtur edhe Qipron me rezultat 3-0, pas fitores ndaj Lituanisë 2-1. Eshte fitorja e trete radhazi per perfaqesuesen e drejtuar nga Franco Foda. Perkunder mungeses se Muriqit, Dardanët e nisën me dominim ndeshjen, ndërsa qipriotët kishin vendosur të luanin ashpër, duke bërë disa ndërhyrje të palejuara.

Amir Rrahmani shënoi në minutën e 30-të, duke thyer mbrojtjen kundërshtare me një super kalim në stilin e sulmuesit. Pjesa e parë përfundoi me këtë gol, përkundërt se kishim raste të dyfishonin epërsinë. Mirëpo, këtë gjë e bëri Ermal Krasniqi, kur realizoi një gol të bukur në minutë e 52-të për 2-0.

Dardanët nuk u ndalen së kërkuari golin e tretë dhe ai erdhi në minutën e 71-të. Emir Sahiti që ishte aktivizuar vetëm katër minuta më parë, realizoi për 3-0, për ta vulosur fitoren e Kosovës. Kosova gjendet në vendin e dytë me nëntë pikë, tri më pak se Rumania që e pret në muajin nëntor, ndërsa Qipro ka tri dhe Lituania pa pikë.

GOLI I RRAHMANIT – VIDEO

GOLI I KRASNIQIT – VIDEO

GOLI I SAHITIT – VIDEO

Ajo cfarë ra në sy ishte numri i madh i lojtarëve që e kanë nisur futbollin në Kosovë, për ta vazhduar pastaj në kampionatet më të forta. Vetëm Arijanet Muric dhe Mërgim Vojvoda nga titullarët nuk kanë luajtur asnjëherë në futbollin kosovar.

Të besuarit e Franco Fodës vinin te ky takim pas fitores së rëndësishme që morën ndaj Lituanisë në udhëtim me golat e Edon Zhegrovës dhe Ermal Krasniqit (2-1).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit