Kosovoa “rekruton’ një tjetër futbollist! Gazeta e njohur zvicerane Blick ka raportuar se mesfushori i Zurichut, Bledian Krasniqi, ka pranuar të luajë për përfaqësuesen “Dardane”. Ai ka refuzuar Zvicrën për të cilën ka luajtur në të gjitha grupmoshat dhe ka nisur procedurat për pasaportë të Kosovës.
“Lojtari i radhës i Superligës së Zvicrës zgjedh Kosovën. Ai është një futbollist i rëndësishëm i Zurichut”. “Futbollisti i lindur në Zvicër me prindër nga Kosova, nuk ka luajtur asnjë ndeshje për ekipin e parë të Zvicrës. Nuk do ta ketë më rastin, pasi ai do të luajë për Kosovën në të ardhmen”, shkruan Blick.
Sipas informacioneve të gazetës zvicerane, lojtari 23-vjeçar i Zurichut ka vendosur pas shqyrtimit të kujdesshëm që në të ardhmen ta veshë fanellën e Kosovës.
Muajin e kaluar edhe Amir Shaipi debutoi për Kosovën, pasi luajti për gjitha grumoshat e Zvicrës. Nga sezoni i ardhshëm, ai do të paraqitet për Kosovën.
Mesfushori ka mbushur 23 vjet më 17 qershor dhe aktualisht ka kontratë me Zurich deri në vitin 2027, pjesë e të cilit është nga viti 2018. Ai vetëm në një sezon ishte në huazim te Will 1900, ndërsa pjesën tjetër të karrierës e ka kaluar te gjiganti zviceran. Sipas transfermarkt, vlera e tij në treg aktualisht është 1.5 milion euro. Ai luan në të gjitha pozitat e mesfushës, si mbrojtëse edhe ashtu sulmuese.
Krasniqi për Zvicrën ka luajtur në të gjitha grupmoshat, nga U15 deri në U21, ku së fundmi kishte 7 paraqitje. Këtë sezon për Zurich në kampionatin zviceran ka luajtur 13 ndeshje, ku ka dy gola dhe dy asistime. Ai po ashtu ka edhe tri paraqitje në Ligën e Konferencës ku luan Zurich.
Te Zurich luajnë edhe Lindrit Kamberi dhe Mirlind Kryeziu, me këtë të fundit që është pjesë e Kosovës, ndërsa për të parin po punohet që të bindet të luajnë për “Dardanët”