Në Murcia të Spanjës, Islanda po përballet me Kosovën në ndeshjen e kthimit për play-offin në Ligën e Kombeve. Dardanët duan të sigurojnë për herë të parë biletën për në Ligën B, ndërsa islandezët kërkojnë të qëndrojnë ende në këtë ligë.
Islandezët e kanë nisur shumë mirë takimin, duke gjetur golin që në minutën e parë. Oskarsson shënoi për vendasit, pas topit të ardhur nga goditja e këndit.
Dardanët pretenduan për një faull brenda zone dhe kërkuan anulimin e golit, por VAR e quajti të rregullt. SHIKOGOLIN







