Kombëtarja e Kosovës U19 ka marrë fitoren e dytë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Grupit 10 për Kampionatin Europian 2025 per mosha.
Dardanët e rinj kanë triumfuar ndaj bashkëmoshatarëve të tyre nga Ishujt Faroe me rezultat të pastër 2-0. Që nga fillimi i ndeshjes pati dominim nga skuadra e Adil Maliqit, teksa goli i parë erdhi në minutën e 31-të.
Gashi asistoi bukur te mesfushori Dior Gërbovci i cili realizoi për të kaluar Dardanët në epërsi 1-0. Me epërsinë minimale të Kosovës 1-0 u mbyllen 45 minutat e para të kësaj sfide.
Kosova e nisi mirë edhe pjesën e dytë, kur sulmuesi i Stuttgartit, Eliot Bujupi realizoi për 2-0 në minutën e 52-të.
Deri në fund përkundër dominimit nga Kosova dhe disa rasteve të tjera shënimi gola më nuk pati dhe Dardanët triumfuan 2-0.
Megjithatë kjo fitore nuk i mjaftoi për kualifikim në Elite Round, pasi Spanja triumfoi ndaj Austrisë me rezultat 1-0 me një gol në minutën e fundit të ndeshjes.
Nga Grupi 10 kalojnë me tej Austria dhe Spanja me nga gjashtë pikë sa kishte edhe Kosova, por që dy kombëtaret e kualifikuara kishin golaverazh më të mirë. Kosova u-19 arriti ne kete grup fitoren historike ndaj Spanjes madje duke ia permbysur nga 0-2 ne 3-2 sfidën iberike.