Kosova U19 përmbys në sekondat e fundit Spanjën, “Dardanët” kanë një hero në fushë!

16 Nëntor 2024
18:26
Telesport
back button

Kosova U19 sot na gëzoi të gjithë shqiptarëve duke marrë fitoren e parë për kualifikimet e Kampionatit Evropian për grupmoshat U19. Dardanët fituan 4-3 kundër Spanjës U19, një ekip spektakolar me plot talente.

Ndeshja u vulos në çastet e fundit të takimit, gjë që e bëri edhe më emocionuese lojën dhe festën e përfaqësueses së Kosovës U19.

Spanjollët në fillim ishin në avantazh me dy gola, por gjërat ndryshuan falë këmbënguljes dhe personalitetit që shqiptarët shfaqën në fushë.

Gerbovci dhe Gashi shënuan nga një gol për të barazuar në 2-2. Më pas, Raul Jimenez Latorre shënoi sërish golin e avantazhit për spanjollët.

Skuadra e Adil Maliqit përmbysën rezultatin me një gol në minutën e fundit të Elvir Gashijanit dhe tashmë e shohin veten vendin e dytë në grupin 10 të këtij kompeticioni.

Kosova U19 ka 3 pikë, ndërsa grupin e kryeson Austria me 6 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit