Kosovë | Drita e Gjilanit i shkakton humbjen e parë Ballkanit!

22 Shtator 2024
17:18
Telesport
back button

Sot u luajt supersfida e futbollit kosovar mes Drites dhe Ballkanit. Ekipi nga Gjilani ka fituar me rezultat minimal 1-0 duke i dhënë një “tronditje” renditjes në kuadër të javës së gjashtë në elitën e futbollit kosovar.

Këtë takim më mirë e nisën vendasit që patën dy mundësi të mira shënimi, fillimisht me Veton Tushën (5’) dhe pastaj me Blerim Krasniqin (8’) por nuk e gjetën rrugën e rrjetës.

Mysafirët në ndërkohë rastin e parë serioz në këtë sfidë e patën me Sunday Adetunjin i cili në minutën e 27-të lëshoi një mundësi ideale për gol.

Në pjesën e dytë Ballkani mori një goditje të rëndë pas ndëshkimit me karton të kuq të Bernard Karricës duke u detyruar që të luajë me një lojtar më pak në fushë deri në përfundim të ndeshjes.

Drita e shfrytëzoi mirë avantazhin numerik në fushë duke arritur që të shënojnë golin që iu dha tri pikë.

Heroi i Dritës në këtë derbi ishte mesfushori Albert Dabiqaj i cili shënoi me kokë në minutën e 83-të për 1-0 pas asistimit të Egzon Bejtullait.

Pas javës gjashtë Drita tashmë shkon në kuotën e nëntë pikëve dhe mban pozitën e gjashtë por me dy ndeshje më pak të luajtura, ndërsa Ballkani ka dhjetë pikë dhe renditet në vendin e tretë.

Javën e ardhshme Drita do të luajë në Klinë ndaj Dukagjinit ndërsa Ballkani do të sfidoje Ferizajn.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit