Koulibaly: “Ky është avantazhi i madh i Napoli-t kundër Barçës”

10 Mars 2024
14:32
Denis Hakanaj
back button

Gjatë intervistës me “La Gazzetta dello Sport”, ish-mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly tha se ish-skuadra e tij mund të eliminojë Barcelonan nga Champions League pasi fakti që nuk do të luhet në “Camp Nou” mund të jetë një ‘avantazh’ për italianët.

Napoli do të vizitojë Barcelonan të martën, dy javë pas barazimit 1-1 në stadiumin “Maradona” në ndeshjen e parë të raundit të 1/8-ave të Champions League.

Koulibaly është i bindur se ish-ekipi i tij mund të kualifikohet në çerekfinale. “Unë e dua Napolin, klubin, tifozët dhe qytetin. Gjërat po përmirësohen tani, shpresoj që ata të shkojnë sa më larg që të jetë e mundur në Champions League”, tha mbrojtësi.

“Napoli ka gjithçka për t’u kualifikuar. Të mos luash në Camp Nou mund të jetë një avantazh. Në Montjuic, nuk ka të njëjtin pasion dhe presion. Shpresoj që Napoli të kualifikohet. Barcelona ka lojtarë të talentuar dhe një trajner të madh, por Napoli është sërish i organizuar dhe mund t’i dëmtojë ata”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit