Koundé vetëshpallet lider te Barcelona: Puna dhe disiplina në futboll janë mbi talentin

10 Qershor 2024
11:16
Alfred Lleshi
back button

Jules Koundé ishte një nga protagonistët e Barcelonës në sezonin 2023-2024. Qendërmbrojtësi francez ishte një nga lojtarët Blaugrana që luajti më së shumti ndeshje, me 48 paraqitje nga 53 gjithsej. Ai është i destinuar të bëhet një lojtar i rëndësishëm edhe për kombëtaren franceze të Deschamps.

Në një intervistë për “Le Parisien”, Koundé foli për vazhdimësinë e gjetur te Barça: “Unë jam një nga liderët e Barcelonës, edhe në dhomën e zhveshjes. Mbi të gjitha jam një lojtar i besueshëm. Jam më shumë krenar për këtë status të fituar me shumë punë”.

Përgatitja e duhur e ka ndihmuar shumë që të mos pësojë dëmtime të rënda: “Sezonin e fundit, përveç kur Gavi më lëndoi gjurin duke më goditur aksidentalisht, nuk kam pasur asnjë problem fizik. Jam shumë krenar për këtë, sepse është rezultat i punës së palodhur”.

Qendërmbrojtësi 25-vjeçar theksoi çelësin e suksesit të tij, i cili është puna e fortë: “Ishte Thierry Henry, mendoj, ai që tha se puna dhe disiplina janë mbi talentin. Më pëlqen shumë kjo ide, sepse unë e mishëroj këtë gjë. Jam një lojtar i talentuar, por nuk kam spikatur me shumë talent kohën që më ka munguar disiplina”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit