Kovac kundër drejtuesve për dy lojtarë: I dua në skuadër!

20 Korrik 2019
9:43
Eraldo Harlicaj
back button

Bayern Munchen ka nisur fazën përgatitore në SHBA. Trajneri Niko Kovac ka folur për mediet para ndeshjes miqësore që do të zhvillohet me Real Madrid-in dhe ka prekur disa çështje delikate për klubin bavarez. Situata e Jerome Boateng-ut është e para, pasi drejtuesit duan ta largojnë, ndërsa futbollisti nuk ka pranuar.

"Jam i kënaqur me Boateng-un. Ai luajti mirë në ndeshjen me Arsenal-in, për sa kohë do të jetë me ne do të marrë vëmendjen maksimale si të gjithë lojtarët e tjerë. Të shohim se çfarë do të ndodhë", –u shpreh ai fillimisht. 

Numri një i stolit foli dhe për Renato Sanchon. Kroati tha se i ka kërkuar atij dhe drejtuesve të mos e shesin. "Kam folur me të dhe i kam thënë se e dua në skuadër. Normalisht, kemi nevojë për merkato, pasi Sancho nuk e bën rolin 6. Ai është më shumë 8 dhe 10". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit