Kovac mahnitet nga Coutinho: Inteligjenca e tij, dimension shtesë për lojën tonë

19 Shtator 2019
11:16
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i Bayern Munich, Niko Kovac, beson se Philippe Coutinho i ka sjellë skuadrës “një dimension tjetër”. Braziliani bëri përshtypje të mirë në fitoren e Champions-it, ndaj Crvena Zvezda. “Ai luajti një lojë vërtet të mirë. Me inteligjencën e tij si futbollist i shton një dimension tjetër lojën sonë, – tha Kovac për “Sky” në Gjermani. – Mund të jemi shumë të lumtur pas kësaj ndeshjeje. Ekipi ka qenë shumë i përqendruar dhe kemi shënuar tre gola”.

Thomas Muller erdhi nga pankina për të vendosur një rekord të klubit bavarez, me 106 ndeshje në Ligën e Kampionëve. Sidoqoftë, ai e minimizoi domethënien e këtij fakti për momentin: “Rekordeve të tilla duhet t’iu referohesh pas karrierës si futbollist. Unë nuk do t’i “var këpucët në gozhdë” në të ardhmen e afërt, kështu që nuk është aq e rëndësishme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit