“Krenar për golin dhe kualifikimin e Borussia, i jam mirënjohës klubit dhe tifozëve”

14 Mars 2024
9:04
Telesport
back button

Borussia Dortmund preu një biletë për në çerkfinalet e Champions League pas fitores 2-0 ndaj PSV në Gjermani. Një sukses që mban edhe firmën e mesfushorit anglez Jadon Sancho, që shënoi golin e parë të ndeshjes pas vetëm 3 minutash lojë.

I rikthyer te Borussia në janar, lojtari duket se po rigjen formën e dikurshme. Ai u zgjodh edhe MVP i sfidës. “E dinim se do të ishte e vështirë, por gjithmonë kishim avantazhin sepse ishim përballë tifozëve vendas”, u shpreh Sancho.

Nga fjalimi i skuadrës në dhomat e zhveshjes, e dija se mund ta bënim realitet kualifikimin. Ne i qëndruam besnikë planit tonë të lojës nga minuta e parë deri në të fundit. Jam i lumtur për fitoren“, tha anglezi për TNT Sports.

Duke folur për golin e tij, Sancho shtoi: “Ishte si një lehtësim. Thjesht doja ta nisja mirë ndeshjen dhe nuk ka ndjenjë më të mirë se kjo. Jam mirënjohës që kam shënuar golin për ekipin”.

Kam pasur gjithmonë një ndjenjë të veçantë me Borussia Dortmund. Këtu bëra emër disa vite më parë dhe doja të rikthehesha. Duhet t’u jem mirënjohës atyre dhe shokëve të skuadrës që besuan në mua”, tha Sancho.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit