Kritikat e shumta, Bonucci: Më motivojnë, kam një tatto për këtë

23 Tetor 2020
22:40
Eraldo Harlicaj
back button

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, ka folur për veten në një intervistë më shumë personale për Dmax. “Më duhet të pyes gruan dhe fëmijët se çfarë tipi jam, shpenzoj shumë kohë me ta.

“Kam bërë shumë sakrifica për të arritur në nivelin që kam. Më stimulojnë më shumë kritikat, ata më ndihmojnë që të nxjerr zjarrin nga vetja. Kam një tatto në krahun tim të majtë ku kam shkruajtur ‘per aspera ad astra’, nga vështirësitë tek yjet.

“Ka vështirësi dhe është normale. Çdo njeri ka patur problemet e tij në jetën reale. Jam qënie njerëzore, nuk jam robot”, – tha ai. Bonucci u tregua i sinqertë duke u shprehur në lidhje me jetën e tij private.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit