Pas humbjes ndaj Italisë në Nations League, kombëtarja e Francës arriti të reagojë, duke fituar ndaj Belgjikës dhe mori tri pikët e para në grup. Pas largimit nga kombëtarja, duke komentuar këtë sukses, mbrojtësi Jules Koundé u shpreh.
“Ne donim të shpengonim veten ndaj Belgjikës dhe ia dolëm mbanë. Bëmë një lojë të mirë, shumë solide. Na u desh pak kohë, por dominuam e fituam,. Ishte e rëndësishme për ne që të fitonim tre pikë”, tha Kounde.
“Kritikat që morëm nga tifozët na bënë mirë. Ne donim të kompensonim paraqitjen tonë të dobët kundër Italisë. Ne ishim të frustruar. Mendoj se duhej të ishim autokritikë dhe e bëmë këtë. Ne i kemi të gjitha mundësitë për të bërë mirë”, tha Kounde.