Kriza e Guardiolës në shifra; më e keqja në karrierën e tij si trajner

25 Nëntor 2024
8:14
Alfred Lleshi
back button

Humbja e thellë e Manchester City ndaj Tottenham (4-0) ka nxjerrë në pah krizën më të rëndë të klubit gjatë “epokës Guardiola”. Më poshtë janë detajet në shifra të këtij momenti shqetësues për ekipin e drejtuar nga trajneri spanjoll.

Aktualisht, Manchester City ndodhet 8 pikë pas Liverpool-it, liderit të Premier League. Kjo diferencë u rrit dje, sepse ‘Reds’ fituan ndaj Southampton. Manchester City ka pësuar 5 humbje radhazi në të gjitha kompeticionet, një seri negative që Guardiola nuk e kishte përjetuar kurrë që nga fillimi i karrierës si trajner në vitin 2007:

2-1 kundër Tottenham (“Carabao Cup”)

2-1 kundër Bournemouth (Premier League)

4-1 kundër Sporting Lisbonë (Champions League)

2-1 kundër Brighton (Premier League)

4-0 kundër Tottenham (Premier League)

Manchester City nuk kishte humbur në shtëpi që nga 12 nëntori 2022, kur u mposht 1-2 nga Brentford. Pra, plot 742 ditë pa humbje në “Etihad”, rekord që mori fund të shtunën. Kjo humbje ndërpreu një seri historike prej 52 ndeshjesh pa humbje në shtëpi nga Mancehster City (35 ndeshje në Premier League). Që nga viti 1956 nuk kishte ndodhur diçka e tillë.

Manchester City bëhet kampioni i parë anglez që humb 5 ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet, që nga Chelsea në vitin 1956. Atë sezon, Chelsea përfundoi në vendin e 16-të.

Humbja 4-0 ndaj Tottenham-it ishte më e rënda në karrierën e Guardiolës. Edhe pse më parë kishte humbur 4-0 kundër Evertonit në Premier League (2017), Barcelonën (2016, në Champions League) dhe Bayern Munich (2014, kundër Real Madridit në Champions), ky rezultat shënon një rekord negativ të ri.

Që nga viti 2003, Manchester City nuk humbiste kështu në shtëpi. Humbja 4-0 ndaj Tottenham-it është më e rënda që “qytetarët” kanë përjetuar në “Etihad” që nga inaugurimi i tij. Për të gjetur një rezultat të ngjashëm, duhet të kthehemi te humbja 5-1 ndaj Arsenalit më 2003, kur luanin në “Maine Road”.

Rëndësia e Rodrit është thelbësor për ekipin e Guardiolës. Manchester City fiton 71.4% të ndeshjeve me mesfushorin spanjoll në fushë, por kjo përqindje bie në 55.5% pa të. Që nga fitimi i “Topit të Artë” nga Rodri më 29 tetor, Manchester City nuk ka fituar asnjë ndeshje.

Tottenham është skuadra që e ka mposhtur më shumë herë Guardiolën: 9 humbje në total. Pas “Spurs” vijnë Chelsea, Liverpool dhe Manchester United me nga 8 fitore kundër trajnerit spanjoll.

Hera e fundit që Manchester City humbi 5 ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet ishte në vitin 2006, nën drejtimin e Stuart Pearce. Tri humbje radhazi në Premier League, si ato aktuale, nuk ishin regjistruar që nga viti 2016, kur trajner ishte Manuel Pellegrini.

Përfundimi? Guardiola po kalon momentin më të vështirë në karrierën e tij si trajner, teksa Manchester City duhet të përballet me sfida historike për ta përmbysur këtë situatë mjaft negative.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit