Kriza me rezultate, Liverpool nis nga puna / Klopp vendos veton për mbrojtësin!

23 Janar 2021
15:10
Eraldo Harlicaj
back button

Liverpooli nuk po kalon një moment të mirë, pasi janë në krizë rezultatesh, por duket se drejtuesit po mendojnë të “burgosin” lojtarët kryesorë. Emri i parë që pritet të rinovojë është mbrojtësi Virgil van Dijk.

Lideri i mbrojtjes është i dëmtuar dhe mungesa e tij po ndihet shumë. Holandezi ka lënë një gropë në repartin defensiv, por dhe në lidershipin e skuadrës. “Redsat” duken një ekip pa grintën dhe shpirtin e duhur pa të në fushë.

Drejtuesit duan të rinovojnë me të dhe më pas të mundohen të bindin Mo Salah. Egjiptiani po ashtu është tunduar nga zërat e merkatos, por Liverpooli nuk do të privohet nga shërbimet e tij. Ata duan ta kenë në skuadër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit