Krizë ekonomike e paprecedentë, por Barcelona blindon yllin e saj të ri me 1 miliardë euro!

13 Tetor 2021
22:18
Telesport
back button

Ashtu si ishte e pashmangshme, Barcelona ka vendosur të blindojë talentin Pedri.

Klubi katalanas ka arritur marrëveshjen me mesfushorin 18-vjeçar për të firmosur një kontratë të re, e cila do të blindojë të riun deri në verën e vitit 2026-.

Natyrisht që rroga e Pedrit do të jetë ndjeshëm më e lartë në kontratën e re, megjithatë ajo që tërheq vëmendjen është pikërisht klauzola për ndërprerjen e parakohshme të bashkëpunimit, që nga 400 milionë euro, është vendosur të jetë 1 miliard euro.

Lajmi konfirmohet nga mediat spanjolle, teksa vetë drejtuesit e klubit bëjnë me dije se zyrtarizimi i kontratës së re të Pedrit pritet të bëhet deri të premten.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit