KROACI: Polemika, përmbysje e çmendur, tifozë “rebelë”! Grezda humbet toruan, godet me grusht kundërshtarin (VIDEO)

1 Qershor 2020
13:46
Telesport
back button

Kroacia është rikthyer të luajë futboll dhe e ka bërë duke e nisur me  kompeticionin e Kupës, ku në finale ka kaluar Lokomotiv Zagreb i “kolonisë” shqiptare, që do të ketë përballë Rijeka. Në stadium munguan tifozët, por jashtë saj jo… Në një kodër pranë tribunës së “tyre”, me flakadanë, tymues dhe kore, ultrasit e Rijekas gjatë gjithë 90 minutave kënduan dhe i dhanë zemër ekipit.

Eros Grezda dhe Osijeku i tij, pasi ishin shumë pranë kualifikimit dhe po fitonin 2-0 ndaj ish-skuadrës së Balajt, janë përmbysur në 3-2, në një ndeshje ku polemikat dhe tensioni nuk kanë munguar.

Rijeka, që ishte edhe ekipi pritës, arriti të shënonte tri herë në portën e Osijekut, që mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 56-të, pasi dy herë Bockaj kishte realizuar për miqtë.

Vendasit ngushtuan diferencën me Muric, ndërsa 16 minuta nga fundi u rindezën gjakrat në fushë, kur arbitri akordoi penalltinë që solli barazimin momental 2-2 me golin e Colak.

Pikërisht kjo penallti e vjedhur dhe e akorduar nga arbitri bëri që Eros Grezda të humbiste toruan në fund të ndeshjes. Situata u acarua jashtëzakonisht edhe brenda katërkëndorit, teksa Yateke do të shënonte golin e 3-2 për Rijeka.

Futbollisti gjakovar luajti 62 minuta pa lënë gjurmë, ndërsa sipas medieve të pranishme në vend, në parkingun e stadiumit të Rijeka plasi edhe sherri mes Grezda dhe Colak, teksa u raportua se shqiptari e goditi me grusht sulmuesin vendas.

Tani Grezda rrezikon skualifikim të gjatë nga Disiplina nëse delegati në raportin e tij do ta shkruajë të detajuar grindjen e ndodhur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit