Kroacia humb mesfushorin-sulmues para ndeshjes me kuqezinjtë. Vlasic e mbyll këtu Europianin

19 Qershor 2024
1:50
Alfred Lleshi
back button

Nikola Vlasic, mesfushori-sulmues i Torinos dhe kombëtares kroate, raporton “Sky Sport”, do të jetë i padisponueshëm për pjesën tjetër të Kampionatit Evropian. Kjo për shkak të një dëmtimi muskulor.

Padyshim që do të mungojë edhe ndeshjen kundër Italisë, e planifikuar për të hënën më 24 qershor, sigurisht nuk do të jetë as ndaj kombëtares shqiptare më 19 qershor.

Vlasic pësoi një dëmtim të shkallës së lartë në tendinën e djathtë, në ndeshjen e Serie A kundër Bologna më 3 maj.

I rikuperuar në minutën e fundit për “Euro 2024”, ai u rikthye në fund të një sezoni të kushtëzuar edhe nga dhimbja në ijë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit