Kroos bën llogaritarin e ish-shokut të skuadrës: Duhet të ketë 70, 100 milionë euro në bankë

7 Mars 2022
15:48
Denis Hakanaj
back button

Toni Kroos është një nga shtyllat e Real Madrid dhe konsiderohet një nga mesfushorët më të mirë në historinë e futbollit. Megjithatë, gjermanit nuk i pëlqen shumë të dalë në publik ose në media. Me përjashtim të Einfach mal Luppen, podcast-i me vëllanë e tij Felix, ose të disa emisioneve gjermane në internet.

Në këto raste, Kroos bëhet një llafazan i madh, duke folur për  gjëra personale ose duke u tallur me shokë ose ish-shokë të skuadrës, siç ka bërë edhe në BayëatchBerlin, podcast i ideuar nga Klaas Heufer-Umlauf. Prezantuesi po bënte pyetje që pak a shumë i bëjmë të gjithë:

“Sa fiton me të vërtetë një futbollist? Sa mund të grumbullojë një yll i futbollit, një kampion i botës, gjatë karrierës? Sa para ka në bankë një si Philipp Lahm? Është një pyetje për të cilën ne nuk kemi përgjigje. Kështu që kemi menduar për dikë që mund të na e japë përgjigjen….”.

Dhe ai dikush është pikërisht Toni Kroos, i cili ka ndërhyrë në lidhje direkte dhe ka treguar se ndihet shumë mirë kur bëhet fjalë për të zhvilluar biseda në një podcast.

Mesfushori i Real Madrid ka një ide se sa para mund të ketë në bankë ish-shoku i kombëtares (dhe kapiten në edicionin triumfues në Brazil 2014).

“Atëherë… Nuk kam qenë llogaritari i tij në vitet e fundit, por të shohim… Nëse nuk ka shpenzuar shumë… Unë do të thoja se mund të ketë në bankë mes 70 dhe 100 milionë euro. Edhe pse ai nuk fituar aq mirë sa unë!”, ka thënë Kroos.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit