Kroos bën parashikimin: Ja kush e fiton Bundesliga këtë sezon, Bayern do të renditet… i treti

30 Gusht 2024
12:28
Telesport
back button

Ish-mesfushori i Gjermanisë, Toni Kroos, parashikon se Bayer Leverkusen i Xabi Alonso, kampioni në fuqi i Bundesligës do të përsërisë triumfin e sezonit të kaluar.

Leverkusen është skuadra e vjetër e lojtarit që doli në pension pas Kampionatit Europian. Ai gjithashtu beson se Bayern Munich, një tjetër nga ish-klubet e tij, do të përfundojë i treti në kampionat.

Në podcastin “Einfach mal Luppen”, të cilin e prezanton së bashku me vëllain e tij Felix, Kroos pretendon se Borussia Dortmund do të përfundojë në vendin e dytë mbi bavarezët e Vincent Kompany.

Rreth një muaj e gjysmë më parë do të kisha thënë se Dortmundi do të kishte përfunduar i pesti. Por këtë verë ata kanë bërë një punë të bujshme”, u shpreh 34-vjeçari gjerman, që la futbollin këtë verë.

Sipas parashikimeve të tij, Leipzig do të përfundojë në vendin e katërt, si në turneun e kaluar, ndërsa Eintracht Frankfurt në vendin e pestë.

Toni Kroos e mbylli kapitullin e tij në kombëtare në fund të ndeshjes Spanjë-Gjermani, pas 114 paraqitjeve dhe 17 golave. Ndeshja e tij debutuese ishte më 3 mars 2010 në një ndeshje që Argjentina humbi 1-0 në Allianz Arena në Mynih.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit