Kroos bën të paditurin për Mbappe: Nëse ai vetë nuk e di të ardhmen, si mund ta di unë?

25 Mars 2024
11:55
Alfred Lleshi
back button

Autor i një asistimi pas 7 sekondash lojë  për golin e rrufeshëm të Wirtz, tri vite pas paraqitjes së tij të fundit me kombëtaren e Gjermanisë. Për mesfushorin Toni Kroos, këto muajt e fundit do të jetë vendimtarë për ta vazhduar ose jo përvojën e tij të frytshme si lojtar i Real Madridit, me të cilin ka mundur të fitojë në thelb gjithçka vitet e fundit.

Në fund të ndeshjes miqësore të fituar kundër Francës, Kroos u mor në pyetje për tema të ndryshme nga transmetuesi iberik TVE. Për shembull, ai u pyet nëse e mirëpret Kylian Mbappe si bashkëlojtarin e ri te Real Madridi nga 1 korriku: “Nëse ai vetë nuk e di (çfarë do të bëjë dhe ku do të luajë sezonin e ardhshëm), si mund ta di unë?”

I përballur me këmbënguljen e atyre që e intervistuan, Kroos më pas shtoi: “Te Real Madridi, gjithmonë duam lojtarët më të mirë në botë dhe ai, pa dyshim, është një prej tyre. Do të ishte mirë ta shihnim atë te Real Madridi, por gjithsesi mendoj se tashmë kemi një skuadër të mirë”.

Megjithatë, e dyshimtë është edhe e ardhmja e vetë Kroos te Real Madridi: “Është një vendim që do të merret në muajt e ardhshëm, do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit