Kroos dhe sfida me PSG: Kundërshtari më i fortë i mundshëm, por…

14 Dhjetor 2021
16:21
Denis Hakanaj
back button

Toni Kroos ka komentuar shortin e 1/8-ave të Champions League.

“PSG është padyshim kundërshtari më i fortë që mund të peshkonim mes ekipeve të ndryshme të mundshme. Por ne jemi Real Madrid dhe luajmë për ndeshje të tilla”, ka thënë Kroos për AS.

“Presim me padurim që të luajmë ndeshje të tilla. Megjithatë, nuk duhet të mendojmë shumë për këtë tani sepse po bëjmë mirë dhe duhet të vazhdojmë kështu.

“Duhet të fitojmë akoma disa ndeshje para Krishtlindjes (në La Liga) dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë më përpara. Kemi besim se mund të kualifikohemi në çerekfinale, por do të shohim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit