Toni Kroos do të vazhdojë të paktën edhe një sezon te Real Madridi. Kështu bën me dije gazetari Fabrizio Romano, i cili flet për një rinovim të afërt, deri në vitin 2025. Marrëveshja mes gjermanit dhe klubit madrilen thuhet se ka qenë e nxituar në orët e fundit dhe nënshkrimi zyrtar pritet në ditët në vijim.
Mesfushori 34-vjeçar kishte lënë të kuptohet tashmë në synimet e tij për të vazhduar te klubi i bardhë, por e ardhmja e tij nuk dihej. Kroos e përfundon kontratën aktuale në qershor, por duket i gatshëm ta zgjasë karrierën e tij në elitë.
Në këtë kuptim, “basti” i tij është i dyfishtë: mesfushori nuk është rikthyer vetëm te kombëtarja gjermane, ku ka treguar shpejt se do të jetë një lojtar kyç, por po hedh edhe hapin e rinovimit me “Los Blancos”.
Vetë futbollisti ka theksuar pak ditë më parë se e ardhmja e tij do të vendoset në muajt në vijim, por duket se ngjarjet kanë nxituar.
🚨⚪️ EXCLUSIVE: Toni Kroos will stay and continue at Real Madrid as new one year deal until 2025 is set to be agreed!
Direct talks between Kroos and Real on contract and it’s now just a formality to sign, imminent.
Super season again for Kroos at Real and also with Germany now. pic.twitter.com/8DSMUToDs5
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 27, 2024