Kroos gjen pikën e dobët te Bayern: “Janë shumë të varur nga një lojtar, Harry Kane nuk shënon pa të”

5 Dhjetor 2024
18:35
Telesport
back button

Toni Kroos mendon se Bayern është totalisht i varur nga Jamal Musiala.

Sipas ish-mesfushorit të kombëtares gjermane, i cili ka luajtur te Bayern për shumë vite, kjo është një gjë lehtësisht e dukshme.

“Mendoj se është një gjë ekstreme të shohësh sesa i varur është Bayern nga Musiala, sidomos kundër skuadrave të forta. Nëse sheh ndeshjen me Dortmundin, kupton sesa shumë punë u bë nga verdhezinjtë për të neutralizuar Musialën”.

“Bayern nuk ka një lojtar tjetër kaq krijues sa Musiala. Ai është më i rëndësishëm se Harry Kane. Anglezi e ka shumë më të vështirë të shënojë, nëse pas tij nuk luan Jamal”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit