Kroos i zhgënjyer: Ndihem keq prej ditësh, flasim për Spanjën deri në 6 të mëngjesit…

10 Korrik 2024
10:19
Telesport
back button

Mesfushori gjerman Toni Kroos ndoshta e imagjinoi lamtumirën e tij me futbollin krejtësisht ndryshe këtë verë. Pas triumfit në La Liga dhe Champions League me Real Madrid, 34-vjeçari synonte edhe titullin kampion Europe këtë verë në turneun që po zhvillohet në vendin e tij.

Eliminimi në çerekfinalet e Euro 2024 nga Spanja me një gol në minutën e 119-të dhe pas polemikave për një penallti të padhënë, e kanë bërë të vështirë këtë moment për Toni Kross.

Disa ditë pas humbjes ndaj Spanjës, duket se asgjë nuk ka ndryshuar për mesfushorin kampion, sipas asaj që ai shprehet: “Hera e fundit që ndjeva një boshllëk kaq të madh brenda meje ishte në vitin 2012, kur humbëm finalen e Champions League”.

Udhëtimi i kthimit ishte shumë i gjatë dhe zhgënjimi ishte i fortë. Pas ndeshjes u ulëm aty për tre orë në heshtje. Më pas filluam të bisedonim dhe u gjendëm duke bërë komente në grupe deri në orën 6 të mëngjesit. Kemi diskutuar se çfarë mund të kishim bërë më mirë dhe çfarë mund të kishte ndryshuar”, tha Kross.

Jam tepër i zhgënjyer, as që mund ta imagjinoni. Kisha menduar se mund të shkonim deri në fund, ndërkohë që pësuam një gol në fund dhe mendoj se pati një padrejtësi të madhe ndaj nesh. Shpresoj që me kalimin e kohës të largohet kjo shije”, tha Toni Kross.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit