Kroos kurorëzon Bellinghamin: Je gati të marrësh komandën e Real Madridit, në moshën 20…

23 Maj 2024
9:46
Alfred Lleshi
back button

Toni Kroos largohet nga futbolli. Dhe e bën këtë me stil. Në prag të finales së Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit, mesfushori gjerman njoftoi tërheqjen e tij. Lajm i keq për dashamirësit e futbollit, një humbje e rëndësishme për Real Madridin që, pas Casemiros, shohin “Santisima Trinidad” tashmë të përfaqësuar vetëm nga Luka Modric.

Jude Bellingham përshëndeti shokun e tij të skuadrës me një mesazh në Instagram: “Një vit nuk ishte i mjaftueshëm. Faleminderit për gjithçka që i dhatë ekipit, ishte një kënaqësi e vërtetë ta shijoja futbollin dhe personalitetin tënd si tifoz, aq më tepër si shok ekipi. Kemi ende për të bërë këtë sezon, por uroj gjithë të mirat për atë që ju pret juve dhe familjen tuaj!”

Përgjigja e Kroos ishte gjithashtu e këndshme: “Faleminderit miku im. Më shumë vite së bashku do të ishin të padrejta. Kam shijuar çdo minutë, që kur jeni bashkuar. Jeni më se gati për të marrë kontrollin. Në moshën 20…”

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit