Kroos paralajmëron Alaba: Te Real Madridi nuk mjafton vetëm të kesh cilësi

22 Shkurt 2021
14:51
Alfred Lleshi
back button

Toni Kroos dhe David Alaba nuk janë dy të huaj. Të dy përkuan te Bayern Munich dhe mund të kryqëzohen përsëri te Real Madridi, nëse austriaku, i cili tashmë i dha lamtumirën zyrtare skuadrës bavareze (në fund të sezonit), përfundon duke nënshkruar për ekipin e bardhë. Shumë varet nga paga galaktike që mbrojtësi i kërkon klubit madrilen.

Ajo që nuk ka asnjë dyshim nga këndvështrimi i Kroos është potenciali i Alaba, se ai do të kontribuonte shumë në entitetin ku bën pjesë vetë: “Problemi është se nuk kam luajtur me të prej gati shtatë vitesh. Është disi e vështirë për mua të them atë që Alaba mendon. Është e vërtetë se kam lexuar, se emri i tij lidhet me Real Madridin, por nuk kam asnjë informacion më tepër mbi këtë çështje”.

Kujdesi në deklaratat e Kroos nuk është për t’u habitur në rastin e një lojtari, i cili, për momentin shfaqet vetëm si një thashethem në orbitën e Real Madridit. Edhe kështu, futbollisti gjerman e ka të qartë se Alaba do të ishte një lojtar, që do të përshtatej mrekullisht në “Santiago Bernabéu”: “Nëse është titullar te Bayerni, me siguri ka cilësitë e nevojshme për të luajtur edhe me Real Madridin. Kjo është e qartë, por ne do të shohim se çfarë do të ndodhë në fund.

Të luash me Real Madridin nuk mjafton vetëm të kesh cilësi. Unë mendoj se kishte shumë lojtarë që ishin këtu dhe patjetër kishin cilësi, por nuk i përmbushën pritshmëritë. Këtu keni nevojë jo vetëm për cilësi, por edhe të jeni fizikisht mirë, psikologjikisht të fortë, edhe kur gjërat nuk shkojnë aq mirë. Pra, këtu nuk mjafton vetëm të kesh cilësi futbolli”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit