Kroos rinovon me Real Madrid, lideri gjerman fokusohet te Euro 2024: “Harrojini dy miqësoret sepse…”

27 Mars 2024
19:28
Telesport
back button

Në këtë pauzë ndërkombëtare, me ekipin e Gjermanisë u rikthye veterani i mesfushës Toni Kroos, i cili me të në fushë arriti dy fitore në dy ndeshje miqësore duke lene gjurme edhe me asist. Pas Francës, dje ishte radha e Holandës në një ndeshje të cilën lojtari i Real Madridit e mbylli me shiritin e kapitenit në krah.

Kroos thotë: “Unë nuk kam bërë asgjë të veçantë, padyshim mendoj se ishte e rëndësishme të ktheheshim për të pasur besim në aftësitë tona, të kishim guxim me topin në këmbët tona dhe t’ua kalonim atë të gjithëve.

Mendoj se e bëra por jo vetëm, shpirti i duhur duhet të vijë nga i gjithë ekipi dhe mendoj se e treguam. Lajmi i mirë është që luajtëm dy miqësore të shkëlqyera, lajmi i keq është se nuk sjellin pikë për kampionatin evropian ku do te jete nje histori tjeter… “.

Sakaq, kontrata e tij me Real Madrid do te rinovohet edhe per 1 sezon tjeter dhe keshtu qe mesfushori do te vazhdoje te jete ende lider ne “Bernabeu” dhe eksperienca e tij do te jete kryesore ne rritjen e me te rinjve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit