Kroos zbulon sekretin pas 10 vitesh: “Kisha zgjedhur klub tjetër, jo Real Madridin. Më pengoi Van Gaal”

25 Shtator 2024
15:06
Telesport
back button

Shumë u surprizuan në verën e vitit 2014, kur Toni Kroos u transferua nga Bayern te Real Madrid. Gjermani ishte titullar në Mynih dhe kishte fituar Kupën e Botës me Gjermaninë.

Problemi i mesfushorit ishte se nuk konsiderohej lojtar i klasit botëror nga drejtuesit e Bayern. Më saktë, dyshja Hoeness-Rummenigge i thanë: “Nuk ta rrisim pagën, sepse ti nuk je niveli i lojtarëve si Muller apo Neuer”.

Kroos u zhgënjye shumë nga trajtimi i drejtuesve bavarezë, sidomos në një kohë kur Mario Gotze kishte pagë më të lartë, pavarësisht se nuk e kishte fituar pozicionin e titullarit as te Bayern, as te kombëtarja.

Plani i tij fillestar, megjithatë, nuk ka qenë Real Madrid. “Në 2014, unë pata rënë dakord për t’u transferuar te Manchester United. Kisha folur me trajnerin Moyes dhe po përgatitesha të luaja në Premier League”, ka zbuluar Kroos së fundmi.

“Moyes ishte njeri shumë i këndshëm. Ai u paraqit në shtëpinë time bashkë me bashkëshorten dhe më bindi të firmosja për Djajtë e kuq. Transferimi u pengua nga Van Gaal. Moyes u shkarkua nga United dhe holandezi u bë trajner. Kjo bëri që të ndryshoja destinacion. Pranova ofertën e Real Madrid”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit