Kross: Mendja vetëm te finalja e Champions, kam fituar 5 të tillë ndaj dimë si t’ia dalim mbanë

28 Maj 2024
8:35
Telesport
back button

Më 1 qershor, në “Wembley” do të luhet finalja e Champions League mes Real Madrid dhe Borussia Dortmund. Skuadra madrilène kërkon ta fitojë këtë trofe për të 15-tën herë. Ai që flet për mundësinë që spanjollët kanë për t’ia dalë mbanë është veterani Toni Kroos.

Jam shumë mirë. Sfida e fundit e lamtumira, ishte një natë e paharrueshme për mua dhe gjithë familjen time. Nuk e prisja gjithë këtë përkëdhelje, por përfitova nga të gjitha këto momente të veçanta nga tifozët dhe ekipi. Nuk mund të kërkoja më shumë”, tha mesfushori gjerman.

Dje ishte dita jonë e pushimit, por duke filluar nga sot në kokën time është vetëm ndeshja e së shtunës, sepse është më e rëndësishmja e këtij sezoni dhe më e rëndësishmja nga të gjitha garat. Kështu, nga sot i gjithë përqendrimi është drejt finales”, tha Kross.

Kam qenë me fat që këto dhjetë vite kanë qenë plot suksese dhe trofe, ndaj është e vështirë të zgjedh kujtimin më të veçantë: Nga dita e prezantimit tim dhjetë vjet më parë dhe deri te finalja e së shtunës”, tha mesfushori i Real Madrid, që me një sukses, do t’i bashkohej një legjende si Francisco Gento duke u bërë lojtari më i suksesshëm në historinë e kompeticionit me gjashtë trofe.

Gjithsesi, Kross nuk e mendon këtë: “Fitorja është ishte e rëndësishme, jo aq për rekord por për ta ngritur sërish këtë trofe. Jam me fat që kam fituar tashmë pesë, por gjithmonë dua të fitojmë një tjetër titull dhe kemi shumë dëshirë. E dimë se do të jetë e vështirë, por edhe dime si t’i fitojmë këto ndeshje, ndaj shpresojmë të jemi në gjendje ta dëshmojmë këtë në fushë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit