Krunic falënderon Pioli-n dhe paralajmëron Inter-in: “Ja çfarë ka ndryshuar”

28 Prill 2023
14:10
Denis Hakanaj
back button

Milanin e pret një ndeshje delikate në kampionat në fushën e Romës, por vëmendja te kuqezinjtë është përqendruar mbi të gjitha te derbi i dyfishtë i gjysmëfinales së Champions League ndaj kushërinjve të Interit.

Një nga elementët më të çmuar në ekipin e Piolit po rezulton të jetë Rade Krunic, ‘xholi’ i kuqezinjve. Boshnjaku ka thënë fjalë të mira për trajnerin e tij:

“Trajneri më ka besuar gjithmonë, jo vetëm në këtë periudhë. Kam humbur ndeshjet në momentin më të keq të sezonit për shkak të dëmtimit, por jam i kënaqur që luajta ndeshjet më të rëndësishme sezonin e kaluar dhe jam gjithashtu i kënaqur me këtë vit ku pothuajse gjithmonë kam luajtur në Champions League. Edhe në kampionat po luaj shumë dhe më vjen mirë që trajneri ka kaq shumë besim tek unë”, tha Krunic për Sportmediaset.

Ish-mesfushori i Empolit ka vazhduar: “U ndjeva i nënvlerësuar edhe pse tani nuk ndihem më kështu. Në fillim kam pasur këtë ndjenjë edhe nga tifozët, por nga shokët e skuadrës, nga trajneri dhe nga klubi nuk jam ndjerë kurrë i nënvlerësuar dhe kam pasur gjithmonë besimin e tyre. Dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Ndoshta jam nënvlerësuar edhe tani, por nuk më intereson”.

Kruniç i rikthehet më pas momentit të vështirësisë së Milanit në fillim të vitit: “Nuk është e lehtë të shpjegohet, kemi humbur pak përqendrimin dhe Kupa e Botës sigurisht që ka pasur ndikim. Ne kishim dy shokë të skuadrës që humbën finalen dhe kjo ishte e vështirë për ta.

“Por tani është një periudhë e kaluar. Personalisht ishte periudha më e keqe e karrierës sime për sa i përket rezultateve, por tani muzika ka ndryshuar, tani jemi ekipi që të gjithë e njohin nga viti i kaluar”.

Për derbin e Champions League: “Tani do të jetë diçka tjetër. Ky është momenti i duhur për ne, luajmë mirë, stërvitemi më të qetë.

“Po kalonim një periudhë të keqe në momentin e Superkupës, vinim nga një barazim me Lecce-n, unë isha i dëmtuar por pashë një ekip pa besim dhe pa ide të qarta. Nuk ishte Milani, por tani kemi dalë prej atij momenti dhe jemi një ekip tjetër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit