Kryeqytetasit bëjnë ligjin, Partizani e Tirana fitojnë eliminatoret e para

10 Prill 2019
20:13
Telesport
back button

Në kryeqytet janë luajtur sot pasdite dy ndeshjet e para eliminatore të play off-it në volejboll për meshkuj. Takime që përcaktojnë dy skuadrat e fundit gjysmëfinaliste, ndërkohë që të kualifikuara janë Erzeni dhe Vllaznia. Pas ndeshjeve të sotme një hap më tej bëjnë Partizani e Tirana, që fituan respektivisht ndaj Skënderbeut dhe Studentit.

Në “Asllan Rusi”, skuadra e Partizani mundi 3-1 miqtë nga Korça, ndeshje në përgjithësi e komanduar nga kryeqytetasit. Skënderbeu rivalizoi vetëm në setin e dytë, të cilin e fitoi dhe rihapi përkohësisht ndeshje, por kjo ishte shumë pak për të fituar ndeshjen. Të “kuqtë” e kishin vazhdimisht lojën nën kontroll, duke korrur një fitore të merituar dhe udhëheqin 1-0 me ndeshje.

Po 1-0 me ndeshje udhëheq edhe Tirana, që fitoi 3-0 ndaj Studentit në derbin kryeqytetas të luajtur në “Fahrie Hoti”. Ndonëse pritej një sfidë më e fortë, në fushë dominoi në të trija setet skuadra bardheblu. Studenti ishte shumë larg asaj që pritej, pa forcë e grintë, duke e bërë edhe më të lehtë fitoren e Tiranës, që hedh një hap më tej drejt gjysmëfinaleve.

Volejboll – Meshkuj, eliminatore play off

Partizani – Skënderbeu, 3-1 (25-17, 22-25, 25-15, 25-20)

Tirana – Studenti, 3-0 (25-20, 25-18, 25-16)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit