“Kthehem në qytetin tim”, tifozët brazilianë sulmojnë Balotellin. E uron interisti i Flamengos!

18 Gusht 2019
23:01
back button

Mario Balotelli zgjodhi Brescian dhe zyrtarizimi erdhi ditën e sotme, por sigurisht që kjo ka hidhëruar jo pak tifozët e Flamengos, që ishin duke përgatitur transferimin e tij në Brazil te skuadra kuqezi. 

Edhe pse Super Mario postoi sot një mesazh që i uronte fat Flamengos në kampionat, sërish tifozët brazilianë e kanë sulmuar, teksa kanë shkruar se “t’i nuk meritoje ngrohtësinë e tifozerisë tonë”, ndërsa njëri i shkruante se “bleva fanellën e Flamengos dhe i vura emrin tënd…”.

Sakaq, Balotelli ka postuar edhe një mesazh ku shkruan se “më në fund kthehem në qytetin tim! Brescia, jam këtu…”. Mesazhi që ka marrë më shumë pëlqime ka qenë ai i Gabriel Barbosa, bomberi i Flamengos dhe në pronësi të Interit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit