“Kujdes Antonio se pastaj vjen Livaja…” Mourinho kërcënoi Cassanon duke i kujtuar një episod që dinte te Interi…

9 Prill 2023
22:32
Telesport
back button

Josè Mourinho nuk është tipi që vuan pa reaguar, përkundrazi. Trajneri portugez, pas fitores 1-0 të Romës ndaj Torinos, vendosi se ishte koha për të hequr disa guralecë nga këpuca e tij kundër dikujt që e ka sulmuar prej muajsh…

Pas një ndeshjeje kampionati të fituar jo pa problem nga verdhekuqte, megjithatë, Special One vendosi se ishte koha për t’i dhënë përgjigje Antonio Cassanos dhe kritikat e tij të vazhdueshme për lojën e ekipit të tij.

Trajneri i Setubal është shprehur si zakonisht dhe i është përgjigjur në të njëjtën mënyrë ish-lojtarit: “Të gjithë janë të lirë të kenë preferencat e tyre dhe të bëjnë kritika. Por kur flisni për të tjerët, si Antonio, ata janë të ndryshëm: ai argëtohet, të tjerët punojne seriozisht.

Nëse kritikojnë Romën apo Mourinhon, nuk i intereson, ata argëtohen. Cassano luajti për Romën, Interin dhe Realin: në Madrid mbahet mend për xhaketën e tij, fitoi me Romën një Superkupë pa luajtur dhe nuk fitoi as Kupën e Lombardisë te Inter. E dini çfarë kam fituar me Interin, Real Madridin dhe Romën une… Ai do të ketë një problem me mua, unë nuk do ta kem me të”.

Një përgjigje mjaft normale, por, në një pikë të caktuar, këtu është thumbi i Mourinhos: “Unë do t’i them vetëm një gjë: kujdes Antonio, ti je 40 vjec dhe unë jam 60, ndonjëherë vijnë tipa si Marko Livaja dhe pastaj është e vështirë”.

Kush është Marko Livaja dhe pse trajneri portugez vendosi ta përfshijë në diskutimin me Cassanon? Ai është një futbollist i Hajduk Splitit i lindur në vitin 1993, i cili gjithashtu luajti në Kupën e Botës me Kroacinë në nëntor, duke vënë në qafë medaljen e bronztë, por rreth dhjetë vjet më parë ai ishte një nga perspektivat më interesante në skuadrën e Interit te te rinjte dhe në karrierën e tij dukej se u ngrit në çdo moment.

Kur Andrea Stramaccioni u thirr për të drejtuar klubin zikalter, ai vendosi të sillte me vete në ekipin e parë këtë sulmues të gjeneratës së ardhshme.Kishte një kuriozitet të madh për aftësitë e tij, por sa herë që i duhej të bënte kërcimin në cilësi, komponenti mendor i mungonte gjithmonë.

Interi e filloi mjaft mirë atë vit, por dalëngadalë skuadra u rrudhos në vetvete dhe dhoma e zhveshjes u bë ferr. Sezoni 2012-2013, kur Cassano dhe Livaja ishin të dy te Inter, përfundoi me një vend të nëntë dhe eliminim nga të gjitha garat e tjera (në gjysmëfinale të Kupës së Italisë dhe në fazën e 16-të të Ligës së Evropës) por duke bërë lajm ishin më shumë ngjarje jashtë fushës sesa ato thjesht sportive…

Nëse pak a shumë është thënë gjithçka për sherrin mes Stramaccionit dhe Cassanos dhe në të gjitha mënyrat; ja që Mourinho donte të sillte një episod tjetër të atij viti të pafat që pa FantAntonio dhe Livaja si protagonistë: futbollisti kroat ishte njëzet vjeç dhe Cassano saktësisht dhjetë më shumë, por personazhet e tyre të ndërlikuar i shtynë ata të debatonin më shumë se një herë dhe, sipas tregimeve nga ata që frekuentonin qendren stervitore në ato vite, në një nga këto momente tensioni Livaja e rrahu keq Cassanon…

Futbollisti kroat nuk ka qenë asnjëherë një personazh shumë i qetë pasi edhe te Atalanta ra në sy për një debat me Colantuonon dhe për shkak se e goditi Radovanovic. José Mourinho ka vendosur të nxjerrë në plan të parë një histori që ndoshta askush nuk e mbante mend, përveç disa personave të brendshëm; dhe demonstroi, edhe një herë, aftësitë e tij komunikuese…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit