“Kujtoja se djajtë kishin pushtuar trupin tim”

18 Nëntor 2019
12:45
Telesport
back button

Boksieri britanik Tyson Fury, gjatë promovimit të librit të tij “Behind The Mask”, ka rrëfyer disa nga momentet më të vështira të jetës së tij. Momente që vijnë pak kohë pasi u shpall kampion bote në peshën e rëndë, ku dhe u bë i famshëm. Në nëntor të vitit 2015, britaniku mundi Wladimir Klitschko, një rezultat surprizë, që nuk u përballua ashtu si duhet mendërisht nga Fury, që u detyrua të qëndrojë dy vite pushim.

Në një moment të jetës time, mendova se isha torturuar nga djajtë, që kishin pushtuar trupin tim. kjo gjë ndodh kur nuk je i aftë mendërisht, ke probleme dhe nis të dëgjosh dhe shikosh gjëra të ndryshme”, u shpreh Tyson Fury. “M’u desh pak kohë për të kuptuar se ishte thjesht problem mendor, por i vetëm nuk ia dilja dot mbanë. Gjithsesi, u ngrita vetë në gjunjë dhe nisa të mendoj për të ardhmen time”, u shpreh Tyson Fury.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit