Kulusevski zbulon favorin e vetëm që i kërkoi Ronaldo-s tek Juventus-i

13 Mars 2024
15:01
Denis Hakanaj
back button

Dejan Kulusevski dhe Cristiano Ronaldo ishin shokë skuadre për një vit tek Juventus gjatë sezonit 2020/21.

Në verën e vitit 2021, ylli portugez u largua nga italianët për t’u kthyer te Manchester United, ku luajti për një sezon. Tani me Tottenhamin, Dejan Kulusevski foli për eksperiencën e tij përkrah një prej lojtarëve më të mëdhenj në historinë e futbollit.

Mesfushori 23-vjeçar suedez nuk kishte asgjë tjetër veç fjalëve të mira për Cristiano Ronaldon dhe zbuloi një favor që i kërkoi ish-shokut të skuadrës.

“Duhet të jem i sinqertë, kurrë nuk kam qenë tipi që u kërkoj favore shokëve të skuadrës, por i kërkova Cristianos të firmoste fanellën e tij dhe ia dhashë nënës sime”, shkroi Kulusevski në Players Tribune.

“Pesë vjet më parë kishim folur për mua që të kthehesha në Suedi, ndoshta të gjeja një punë normale. Tani po luaja me një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave. Ëndrrat bëhen realitet për njerëzit normalë”.

Pothuajse katër vjet më vonë, Kulusevski u largua nga Juventusi për te Tottenham, ndërsa Cristiano Ronaldo u transferua në Arabinë Saudite tek Al-Nassr në 2022.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit