Kupa e Afrikë, protesta e bujshme e futbollistëve të Kupës së Afrikës

8 Shkurt 2024
16:06
Denis Hakanaj
back button

Njëra dorë duke formuar një armë, drejtuar nga kokën dhe tjetra mbi gojë.

Lojtarët e Republikës Demokratike të Kongos mbrëmë u rreshtuan gjatë himnit kombëtar, para gjysmëfinales së Kupës së Kombeve të Afrikës të humbur 0-1 kundër Bregut të Fildishtë të N’Dicka, Kouame dhe Kessie, duke i treguar botës një gjest të fortë për të hedhur dritë mbi atë që po ndodh në vendin e tyre, në mes të një krize humanitare me rreth 7 milionë refugjatë.

Në Republikën Demokratike të Kongos, ajo me kryeqytetin Kinshasa, grupi rebel M23 – me etni Tutsi, në luftë me qeverinë prej vitesh dhe përgjegjës për akte të shumta dhune, duke përfshirë kundër grave dhe fëmijëve, përdhunime dhe masakra – sulmoi qytetin e Sake, duke bërë që të paktën një milion njerëz të ikin drejt Lindjes, në kufijtë me Tanzaninë dhe Ugandën, duke i detyruar ata të braktisin shtëpitë dhe fshatrat e tyre.

Sipas një raporti të OKB-së, milicia financohet drejtpërdrejt nga qeveria e Ruandës edhe nëse kjo e fundit njofton zyrtarisht se ka ndërprerë marrëdhëniet me M23 (i cili ka marrë kontrollin e një territori të gjerë në provincën e Kivu-së veriore) që prej më shumë se dhjetë vjetësh.

Ndërkohë që ekipi kombëtar i futbollit iu afrua kualifikimit në finalen e Kupës së Kombeve Afrikane, njerëz vazhdojnë të vdesin në Kongo, deri në atë pikë sa OJQ-të e konsiderojnë situatën humanitare “dramatike” dhe rastet e kolerës janë gjithashtu të dukshme.

Dhe kështu futbollistët vendosën të dërgojnë një mesazh që të bëjë xhiron e botës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit