Pas dy golave në dy ndeshje, të dy si zëvendësues, kundër Kanadasë dhe Kilit, Lautaro Martinez nuk ndalet më.
Gjatë natës, në ndeshjen e Argjentinës kundër Perusë, sulmuesi i Interit kryesoi formacionin e drejtuar nga Lionel Scaloni dhe shënoi dygolësh në fitoren 2-0 ndaj kundërshtarëve të tij.
Ky është goli i katërt në tre ndeshje për ‘Toro’, protagonistin absolut në garën kontinentale. Megjithatë, Paredes humb një penallti, e cila nuk ka ndikuar në rezultat.
Seleccion mundi Perunë 2-0 dhe mori tre fitore nga tre ndeshje, duke fituar Grupin A me 9 pikë.
Kanadaja u kualifikua gjithashtu, me një barazim 0-0 kundër Kilit, mjaftueshëm për të përfunduar grupin në vendin e dytë dhe për të eliminuar Sanchez me shokë nga kompeticioni.
GRUPI A
Argjentina 9
Kanada 4
Kili 2
Peru 1