Kupa e Anglisë, Lampard e ka me arbitrin: Ai moment ndryshoi ndeshjen

2 Gusht 2020
11:30
Denis Hakanaj

Trajneri i Chelsea-t, Frank Lampard, nuk ka qenë aspak i kënaqur me kartonin e kuq që i është dhënë  Mateo Kovacic-it gjatë finales së Kupës së Anglisë kundër Arsenal-it.

Mesfushori i Bluve është dërguar në dhomat e zhveshjes nga arbitri Anthony Taylor, i cili e ka ndëshkuar lojtarin me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 73-të pas një ndërhyrje ndaj Granit Xhakës.

Përsëritjet e imazheve kanë treguar se vendimi i gjyqtarit ka qenë më i ashpër se duhet.

“Nuk ka qenë aspak një ndërhyrje për karton të kuq dhe ka ndryshuar ndeshjen ka thënë Lampard.

“Nuk mund të fajësoj lojtarin që kërkon të fitojë një dyluftim. Çfarë rregulli është ai? Ne kemi VAR-in dhe duhet ta përdorim sa më shumë të jetë e mundur për të marrë vendimin e duhur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit