Kupa e Botës 2026: FIFA detyron Egjipitin të heq yjet para sfidës ndaj Belgjikës

13 Qershor 2026
16:23
Telesport
back button

Para sfidës së parë hapëse ndaj Belgjikës, FIFA i ka kërkuar Egjiptit të bëjë një ndryshim të rëndësishëm në fanellën e saj të parë.

Kombëtarja Afrikane ka dizenjuar fanellën e parë për këtë Kupë Bote me 7 yje, që simbolizon 7 trofetë që ka fituar në Kupën e Afrikës.

Por, FIFA i ka bërë të ditur që yjet në fanellën e Botërorit lidhen vetëm me trofetë e fituar në këtë kompeticion, ndaj duhet ndryshuar. Po ashtu, organi më i lartë i futbollit në botë i ka kërkuar Egjiptit të ndryshojë ngjyrën e artë të numrave dhe ermave në fanellë, të cilat duhet të jenë në ngjyrë natyrale, ashtu siç ndodh me çdo kombëtare tjetër.

Egjipti bën pjesë në grupin G, bashkë me Belgjikën, Iranin dhe Zelandën e Re.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit