Kupa e Botës 2030, Maroku do finalen: zbulohet super projekti

22 Gusht 2024
15:53
Denis Hakanaj
back button

Në dosjen e kandidaturës së Spanjës dhe Marokut për Botërorin 2030 të paraqitur para disa ditësh në FIFA, tregoheshin tre stadiume për të pritur finalen e turneut: Bernabeu – favorit -, Camp Nou i ri dhe stadiumi Hassan II në Casablanca.

Ky i fundit, megjithatë, është ende në planifikim, por përfaqëson bastin e madh të federatës marokene për të bindur FIFA-n dhe për të siguruar që ndeshja vendimtare të luhet në Afrikë dhe jo në kryeqytetin iberik.

Në orët e fundit u njoftua projekti mbresëlënës i cili do të ketë një kapacitet përfundimtar prej 115 mijë spektatorësh, më shumë se Bernabeu dhe Camp Nou (edhe pas rinovimit të tij).

Stadiumi “Hassan II”, siç do të quhet, do të jetë në periferi të qytetit dhe do të përbëhet nga disa ambiente përreth, krahas atij kryesor. Do të jetë fusha më e madhe e futbollit në botë.

Çatia, raporton As, do të jetë prej alumini dhe çdo sektor do të presë 30 mijë spektatorë, të cilët do të vendosen përgjatë pesë unazave.

Projektimi i objektit u krye nga studioja Populous, e cila është gjithashtu përgjegjëse për projektimin e Old Trafford-it të ri. Në projekt bashkëpunuan edhe arkitektët francezë Oualalou + Choi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit