Kupa e Botës në ski, Lara Colturi klasifikohet në vendin e 11-të në garën e sllallomit gjigand në Austri

28 Dhjetor 2024
14:03
Telesport
back button

Në pistën e Semmering, në Austri, u zhvillua sot gara e sllallomit gjigand për femra, e vlefshme për Kupën e Botës për femra në ski, ku mori pjesë edhe skiatorja shqiptare Lara Colturi.

Ajo e mbylli garën në vendin e 11-të, duke dhënë kohën e përgjithshme 2’05”28 pas dy zbritjeve. Një paraqitje në përgjithësi pozitive e Colțuri, që është gjithnjë mes skiatoreve më të mira.

Pas zbritjes së parë, Colturi u klasifikua në vendin e tetë mes 69 garueseve që ishin në start, duke dhënë kohën 1’03”34 dhe u kualifikua pa probleme për në raundin tjetër.

Në zbritjen e dytë, ku ishin 30 skiatoret më të mira, koha e skiatores shqiptare është 1’01”94, teksa në portat e fundit bën një gabim dhe humbet terren. Për pasojë, Colturi del nga “top-10”.

Pavarësisht kasaj, 18-vjecarja Colturi vijon të bëjë paraqitje të mira në garat e Kupës së Botës për femra në ski, duke grumbulluar pikë të rëndësishme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit