Kupa e Botës në ski, Lara Colturi në vendin e 19-të në sllallomin gjigand suedez

9 Mars 2024
17:29
Telesport
back button

Garat e Kupës së Botës për femra në ski janë spostuar sot në pistën e Are, në Suedi, ku u zhvillua gara e sllallomit gjigand. Në pistë ishte edhe skiatorja shqiptare Lara Colturi, që u klasifikua në vendin e 19-të, duke grumbulluar të tjera pikë në renditjen e Kupës së Botës.

Pas zbritjes së parë, ajo dha kohën 1’14”51, duke hyrë mes 30 më të mirave. Në zbritjen e dytë, Colturi dha kohën 59”79, duke e mbyllur garën në vendin e 19-të, me kohën e përgjithshme 2’14”30. Në përfundim të ëksaj gare, ajo grumbulloi 12 pikë të tjera.

Një tjetër paraqitje e mirë e skiatores kuqezi, në sezonin e saj të dytë në garat e Kupës së Botës. Një 17-vjecare që këtë vit është renditur disa herë brenda 15 më të mirave, duke shkëlqyer në pista të ndryshme dhe nderuar flamurin kuqezi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit