Kupa e Federatës/ Tirana dhe Erzeni në finale për trofeun e parë sezonal

24 Shtator 2022
20:58
Telesport
back button

Në sallën e lojërave me dorë në Farkë janë luajtur sot dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Federatës në volejboll për meshkuj. Tirana dhe Erzeni kanë prerë një biletë për në finalen e ditës së diel, pas fitoreve të arritura ndaj rivalëve të tyre në sfidat e sotme.

Tirana mposhti 3-0 Vllazninë në gjysmëfinalen e parë (26-24, 25-22, 25-14), një ndeshje me rivalitet vetëm në setin e parë. Më pas, bardheblutë e kanë më të lehtë, duke patur një epërsi të lehtë dhe komandojnë ndeshjen, duke e merituar fitoren dhe kualifikimin.

Disi më e vështirë fitorja e Erzeni, që mundi 3-1 Partizanin (25-17, 26-24, 18-25, 25-15). Shijakasit patën epërsi në shumicën e kohës, por edhe të kuqtë dueluan fort, sidomos në setin e dytë e të tretë. Gjithsesi, Erzeni u tregua më i saktë dhe e meritoi fitoren.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit