Kupa e Gjermanisë kthehet “makth” te Bayern Munich, Neuer “tradhton” ekipin. Kualifikohet Leverkusen, Alonso ndjek rekordin e Guardiolas (VIDEO)

3 Dhjetor 2024
23:12
Telesport
back button

Bayer Leverkusen eliminon Bayern Munich me rezultat 1-0 në kuadër të 1/8 në Kupën e Gjermanisë. Ndeshja e luajtur ne Mynih ne fakt u vendos nga dalja me te kuq e Neuer qe ne pjesen e pare edhe pse skuadra e Kompany luftoi deri ne fund. Ky eshte eliminimi i katert radhazi ne 4 vitet e fundit per Bayern.

Xabi Alonso i ka fituar të nëntë ndeshjet e tij në DFB Cup si trajner – vetëm dy trajnerë kanë ecuri më të pamposhtur në fillimin e karrierës së tyre si trajner këtë mijëvjeçar: Louis van Gaal dhe Pep Guardiola (të dy me 10 fitore radhazi).

Neuer – Portieri gjerman sot  mori kartonin e parë të kuq në karrierë: 38 vjeç dhe 958 ndeshje të luajtura si profesionist. Portieri i Bayern Munich doli nga porta dhe përplasi me trup Frimpong i cili ishte nisur i vetëm dhe me fushën e hapur.

Në minutën e 17-të, portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer, në mënyrë të pashpjegueshme – dhe në mënyrë të pamatur – hyri ne dyluftim me Jeremie Frimpong të Bayer Leverkusenit – ndeshje e vlefshme per Kupen e Gjermanise. Me te kuqin e Neuer, Kompany aktivizoi Daniel Peretz, Leroy Sané shkoi në pankinë.

I KUQI I NEUER – VIDEO

Por edhe me një lojtar më pak, Bayern Munich kishte raste më shumë, duke rrezikuar me Konrad Laimer, Leon Goretzkan dhe Min Jae Kim, por pa sukses. Në mesin e pjesës së dytë, aspirinat morën epërsinë, kur Nathan Tella në minutën e 69-të shënoi për 1-0.

GOLI I TELLA – VIDEO

Bayer Leverkusen arriti ta ruaj rezultatin për të kaluar në raundin tjetër. Granit Xhaka luajti për 90 minuta në këtë takim dhe ishte prej më të mirëve në fushë.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit