Sukses i rehatshëm për Atalanta-n, e cila mundi me rezultatin tenistik 6-1 ekipin e Serie B, Cesena dhe u kualifikua në çerekfinale të Kupës së Italisë, ku do të përballet me Bologna-n. Ndeshje pa histori në stadiumin Gewiss, me ekipin e Gasperinit që dominoi gjatë gjithë ndeshjes, teksa miqte kryen goditjen e parë dhe të vetme në porten e Atalantas ne minutën e nëntëdhjetë.
Pas 4 minutash rezultati shkoi direkt 1-0: Zappacosta merr topin në zonën e rreptësisë dhe e finalizon. 4 pasime të tjera dhe ja ku është rezultati shkon 2-0: trekëndëshi mes de Ketelaere dhe Retegui, me belgun që më pas gjuan me këmbën e djathtë pa i dhënë një shans portierit kundërshtar.
Në gjysmë ore, ja ku vjen nje tjeter aksion “vdekjeprurës” sërish nga Atalanta: dueti Pasalic dhe Samardzic, me kete te fundit qe shenon. Pesë minuta të tjera dhe shtrohet pokeri: shkëmbim në ngushticë midis Samardzic, Retegui dhe De Ketelaere, i cili nuk fal dhe shenon dopieten personale. Minutat e fundit i panë lojtarët e Bergamos në gjueti për një gol, të pakënaqur me 4-0, por lojtarët miq rezistuan, te pakten deri ne fund te pjeses se pare.
Pjesa e dytë hapet me dy zëvendësime: Brescianini për Pasalic dhe Zaniolo për De Ketelaere. Dhe vetë mesfushori shënon menjëherë: goditje dënimi, De Roon për Toloin, më pas topi arrin në zonën e Brescianinit i cili mund edhe një herë nga afër portierin Pisserin. 5-0 për Hyjneshën, e cila nuk tregon asnjë shenjë se dëshiron të kenaqet, përkundrazi. Dhe në fakt arrin edhe goli i gjashtë, nga Samardzic: Zappacosta i shërben Zaniolos, i cili pason per serbin.
Driblim kundër Pieraccini dhe një goditje në portë që Piseri nuk mund të bëjë asgjë: dygolesh personal gjithashtu. Megjithatë, para fishkëllimës së fundit ka edhe kohë për një tjetër gol, këtë herë nga Cesena: një kundërsulm dhe goli i nderit!
Kupa e Italise | Çerekfinalet
Juventus-Empoli
Atalanta-Bologna
Milan-Roma/Sampdoria
Inter/Udinese-Lazio