Pas eliminimit të bujshëm të Espanyol ndaj Barbastro (skuadra e kategorisë së katërt), Copa del Rey ka ende surpriza dhe emocione: dje u larguan nga gara edhe Girona dhe Villarreal.
Atletico Madrid iu afrua dramës, por skuadra e Simeones arriti të shmangë një eliminim të bujshëm në minutat e fundit me yjet e tij De Paul dhe Alvarez, pasi vendasit mbeten me dhjete futbolliste. Skuadra e El Cholos luante ndaj ekipit te kategorise se katert.
Club Polideportivo Cacereño është një ekip futbolli spanjoll me qendër në Cáceres, në komunitetin autonom të Extremadura. I themeluar në vitin 1919, klubi luan në Segunda Federación – Grupi 5, dhe zhvillon ndeshjet në shtëpi në Estadio Príncipe Felipe, me një kapacitet prej 7,000 vendesh.
Osasuna gjithashtu avancoi, ndërsa Getafe kishte nevojë për penallti për të mposhtur Orihuelan dhe për të kaluar.
Sevilla fitoi dhe kaloi pa problem ne Olot me rezultatin 3-1. Edhe Real Sociedadit iu desh shtesa per te mposhtur Conquense.