Kupa e Mbretit, një magji e Dembele dhe Braithwaite shpëtojnë Barçën nga turpi (VIDEO)

21 Janar 2021
23:31
Denis Hakanaj
back button

Barcelona-s i janë dashur 120 minuta për të mposhtur 2-0 Cornella-n, ekipi i kategorisë së tretë në Spanjë, dhe për të siguruar një vend në 1/8-at e kompeticionit.

Vuajtjet e katalanasve kanë filluar në minutën e 39-të me penalltinë e humbur nga Pjanic dhe kanë vazhduar në minutën e 80-të me penalltinë e humbur nga Dembele.

Francezi e ka shlyer gabimin në fillimin e kohës shtesë, duke zhbllokuar ndeshjen me një gol të bukur nga jashtë zone. Në fundin e kohës shtesë ka ardhur edhe goli i sigurisë për miqtë i realizuar nga Braithwaite.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit