Kupa e Pavarësisë per femra/ Partizani dhe Skënderaj sigurojnë finalen e turneut

22 Nëntor 2024
22:29
Telesport
back button

Partizani dhe kosovaret e Skënderaj do të luajnë të dielën pasdite në finalen e Kupës së Pavarësisë në volejboll për femra. Në gjysmëfinalet e luajtura në Farkë, këto dy skuadra triumfuan pas sfidave mjaft të forta.

Në gjysmëfinalen e parë, skuadra kosovare e Skënderaj fitoi 3-1 ndaj kampionëve të Shqipërisë të Skënderbeut.  Një përballje e ekuilibruar në të katërta setet (25-21, 25-23, 20-25, 25-18), nja ndeshje që dhuroi emocione deri në fund. Gjithsesi, kosovaret u treguan më të sakta në momentet vendimtare.

Mjaft e bukur edhe sfida e dytë, ku Partizani fitoi pas më shumë se dy orësh lojë 3-2 ndaj Fer Volej (25-22, 23-25, 17-25, 25-18, 19-17). Një ndeshje maratonë, ku të “kuqtë” triumfuan me përmbysje pas pikëve shtesë të setit final, duke dhuruar spektakël në fushë.

Femra, gjysmëfinale

Skënderbeu – Skënderaj, 1-3

Fer Volej – Partizani, 2-3

Meshkuj – Gjysmëfinale

23 nëntor, Ferizaj – Skënderbeu

23 nëntor, Partizani – Shkëndija

Lajme të tjera

Lajmet e fundit