Kupa e Shqipërisë, luhen eliminatoret e meshkujve, ja çiftet çerekfinaliste

16 Janar 2019
19:53
Telesport
back button

Në kryeqytet, janë luajtur sot pasdite dy ndeshjet eliminatore të Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Invaders dhe Tirana Eagles Basket, ashtu sikurse edhe pritej, kanë fituar ndaj rivalëve të tyre, respektivisht ndaj Apolonisë e Skënderbeut, duke avancuar në fazën çerekfinale.

Në këtë fazë të turneut marrin pjesë ekipet që luajnë në Kategorinë e Parë, me Invaders dhe Eagles që kanë siguruar dy biletat që ishin në dizpocion për të avancuar më tej. Në çerekfinale, Invaders do të luajë Goga Basket, ndërsa Eagles do të përballet me Partizanin, ekipe që luajnë në Superligë.

Ndeshjet çerekfinale për meshkujj do të luhen më datën 24 janar. Përveç dy sfidave të mësipërme do të luhen edhe ndeshjet Teuta-Vllaznia e Tirana-Kamza Basket. Ashtu si eliminatoret edhe faza çerekfinale luhet me ndeshje teke, në fushën e ekipit të renditur më mirë në kampionat pas përfundimit të fazës së parë.

Kupa e Shqipërisë – Eliminatore Meshkuj

16 janar, Invaders –Apolonia, 91-66

16 janar, Eagles – Skënderbeu, 82-43

Kupa e Shqipërisë – Çerekfinale Meshkuj

24 janar, Goga Basket – Invaders, ora 17:00 (Ak.Goga)

24 janar, Partizani – Eagles, ora 18:00 (Tiranë)

24 janar, Teuta – Vllaznia, ora 18:00 (Durrës)

24 janar, Tirana – Kamza Basket, ora 17:00 (F.Hoti)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit